in

Gani Mehmetaj: Romane, tregime, drama, film…

Gani Mehmetaj, shkrimtar, dramaturg, publicist, skenarist

 

Jetëshkrimi i shkurtër, krjimtaria letrare, publicistike, kinematografike

 

Gani  Mehmetaj është shkrimtar i njohur shqiptar, veprat e të cilit janë botuar në Kosovë dhe në Shqipëri, kurse romani “Zogjtë e qyqes” dhe lufta e pengjeve  është përkthyer dhe botuar në gjuhën franceze dhe në gjuhën kroate.

Ndërkaq, romani “ Lufta e pengjeve”,  një rrëfim dinamik për luftën në ish-Jugosllavi që fillon në Slloveni dhe përfundon në Kosovë, me tetë protagonistë kombesh të ndryshëm të ish-Jugosllavisë, është përkthyer në frëngjisht dhe në kroatisht.

“Muri i heshtjes” dhe “Vegimet” janë romaneet e fundit.  

Gani Mehmetaj është fitues i Çmimit letrar “Kadare” 2021, dhënë nga Fondacioni “Pashko”, me romanin “Zogjtë e qyqes”. Mori çmimin “Penda e artë e Pjetër Bogdanit”, me romanin “Zhvarrimi” në “Takimet e Gjeçovit”.

Ka shkruar 32 vepra letrare, kinematografike dhe publicistike.

Shkroi edhe katër skenarë filmi. 

Mehmetaj është shkrimtar, dramaturg, kineast dhe publicist. Shkroi kritika filmi, ese e studime, ishte redaktor, analist e komentator në gazetën e përditshme “Rilindja” të Prishtinës.

Gjatë viteve 1997–1999, Gani Mehmetaj ishte redaktor, pastaj kryeredaktor i gazetës “Rilindja -Botimi për Perëndim”, me seli në Zyrih (Zvicër). Pasi u kthye në Kosovë, në fund të vitit 1999, themeloi gazetën e përditshme “Dardania press”, drejtoi revistën “Titanic”. Punoi në Qendrën Informative të Kosovës, pastaj ishte redaktor përgjegjës dhe drejtor i gazetës “Bota sot”, drejtor i revistës “Anza”, profesor në Fakultetin e Arteve Mediale dhe njëkohësisht producent dhe drejtor i “Kosovafilm”. Jeton e punon në Prishtinë.

1.“Kujtime të trishta”, tregime (2010), Prishtinë.

2. “Qyteti në ankth” (2011), roman, Prishtinë

3. “Aventurat e Lulisë” (2012), roman satirik, ribotim, Prishtinë.

4. “Nata e fantazmave”, triptik me një monodramë (2014), Prishtinë

5. “Ilirianët” (2015), tregime, Prshtinë.

6. “Zhvarrimi”(2016), roman, ribotim, 2020, Prishtinë.

7. “Boritë e Apokalipsit”, roman (2017), ribotim i plotwsuar 2022, Prishtinë.

8. “Kalorësit e Dardanisë”, roman, (2018), Prishtinë. Pena e Artë Pjetër Bogdani, tri ribotime.

9. “Jerina (2019)”, tregime, Prishtinë.

10. “Nata e trazuar”, roman 2020, Prishtinë.

11. Muri i heshtjes”, roman  2023, Prishtinë.

12. Koha pezull, roman 2024, Prishtinë.

13. Vegimet, roman 2025, Prishtinë.

 

 Kinematografi  

 

14.“Magjia e ekranit”- kritikë filmi (2005), Kosovafilmi, Prishtinë.

15 “Sharmi i filmit” (2010), Kosovafilmi, Prishtinë.

16. “Adaptim filmi (Si të shkruash skenar origjinal, ose të frymëzuar nga romani, drama e kronika sociale e gazetës”), libër për studentë të regjisë dhe shkrimtarë të rinj, Prishtinë, 2014,

17. “Kolosët e filmit”, (Çarli Çaplini, Ingmar Bergmani, Federiko Felini, Stenli Kjubrik, Stiven Spilberg), 2017, Prishtinë.

18. “Magjia e festivalit të Kanës” (2020), Prishtinë.

19. Katalogu i filmave artistikë dhe dokumentarë (2020), Prishtinë.

Publicistikë:

20, “Për shtetin e Dardanisë”, intervista me personalitete politike (Rugova, Moisiu, Mbreti Leka, Berisha  (2006), Prishtinë.

21. “Dardani a Shqipëri etnike“, analiza, ese (2007), Prishtinë.

22. “Udhëkryqet pas Rugovës”, komente, ese (2007), Prishtinë.

23. “Shqiptarët në vlimet ballkanike 1990-1999” (2008), shqyrtime, Prishtinë.

24. “Sfidat e pavarësisë“, (2009) analiza, Prishtinë.

25. “Kosova: Sfidat e pavarësisë” II (2010), Prishtinë.

26.  ”Ëndrra e madhe”, (2015), Prishtinë.

27. “A di Zoti shqip” (2016), “A di Zoti shqip”, ribotim i plotësuar (2017), Prishtinë.

28. “Shpërfytyrimi i islamit”, 2018, Prishtinë.

29. “Qytetet e Ilirisë”, 2019, Prishtinë.

30. “Nga Dardania në Australi”, udhëpërshkrime, 2019, Prishtinë.

31 “Kush e vrau Haki Tahën”, ndriçime, 2021, Prishtinë.

 

Nga shtëpia botuese Uetpress:

32 . “Zogjtë e qyqes”, 2021, roman, Tiranë, Çmimi “Ismail Kadare”.

33. “Rugovën, si e kam njohur”, portret, 2022. Tiranë.

34 Lufta e pengjeve, 2023, roman, Tiranë.

35 . Muri i heshtjes, roman ribotim 2024,  Tiranë.

Qeveria amerikane anulon 400 milionë dollarë për Universitetin e Kolumbias

Piktori luftë me Kënetat, si Don Kishoti me mullinjtë e erës!