Shkruan av. Zanfir Kryeziu
Në faqen 304,autori thotë:Lufta më e rreptë kundër gjermanëve,në gjithë Sqipërinë,udhëhiqej nga Gani Kryeziu dhe vëllai,Hasani,me ndihmen e Simkoksit dhe të misionit të tij.Që nga fundi i korikut,Gani ishte duke marrë armë nga Kuartieri ynë i Përgjithshëm dhe komunikata e operacio- neve të tij,jepeshin në emisionet shqip të Radio-Barit.Influenca e tij shtohej nga sukseset që pat korrur dhe nga fakti se gëzonte përkrahjen e britanikëve.Brenda pak kohe ai bashkoi rreth kauzës së tij, prijësit e Krasniqës, Pukës dhe Hasit. Ndërkohë,të nxitur nga lajmet e veprimeve të tij ushtarake,vullnetarë nga të gjitha anët e Shqipërisë, shumë prej të cilëve ish-oficerë ose njerëz që kishin prerë shpresat nga si nga zogistët ashtu edhe nga partizanët,shkonin në Gjakovë për të shërbyer në flamurin e tij. Forcat e Kryeziut u shtuan akoma më shumë nga dezertorët që vinin nga ushtria”Kolaboracioniste” ose nga partizanët e “Kosmetit”.
Gjatë gjithë muajit gusht,njerëzit e Ganiut ishin të angazhuar vazhdimisht në luftë kundër gjermanëve dhe me 19 të atij muaji,ai udhëhoqi personalisht një sulm në shkallë të gjerë kundër forcave gjermane në minierën e kromit në Kam dhe Kepenek.Në këtë aksion, punimet e minierës u sabotuan,u zunë disa robër dhe më tepër se 100 punëtorë skllevër u çliruan. Ganiu u detyrua të tërhiqej vetëm për shkak të arritjes të njësive më të mëdha gjermane të paisura me autoblinda dhe artileri. Lufta civile nuk kishte shpërthyer akoma në Veri, por, megjithëse Ganiu vazhdonte t’i trajtonte partizanët e Kosmetit si aleatët e tij, marrëdhëniet e ndërsjellta bëheshin çdo ditë e më të ndera.
Si komunistë,udhëheqësit politikë të Kosmetit kishin patur gjithnjë dyshime mbi prirjet e Ganiut në favor të britanikëve.Për më tepër,ata nuk mund të pranonin politiken e tij,për t’i kthyer Kosovën Shqipërisë, përpara basnikërisë që ushqenin ndaj marshallit Tito. Në kohën kur komunistët, nisën luftën për të mbrojtur shtëpitë e tyre, këto kishin qenë çështje të vogla. Ndërsa tani që fitorja ishte e siguruar, partizanët filluan të shihnin tek Ganiu, më tepër një rival se një aleat. Nga ana e tij,Ganiu nuk i shihte me sy të mirë tërheqjet e shpeshta të tyre,nga pjesëmarrja në luftë kundër gjermanëve. Mandej, ai vëzhgonte se përpjektet e tij për të fituar prijës nacionalistë të pavendosur nuk sillnin dobi, prej provokimeve të komunistëve.Nisur nga përvoja, e kishim paralajmëruar me kohë Kuartierin tonë të Përgjithshëm,se mund të vinte dita kur partizanët të ktheheshin kundër Ganiut.Në të vërtetë,ata tani bënin presion mbi te,që të bashkohej me lëvizjen e tyre.Megjithatë Ganiu i hodhi poshtë propozimet sa here që iu bënë dhe në këtë qëndrim ai përkrahej nga Kuartieri ynë i Përgjithshëm,i cili kishte ndërmend të merrte një qëndrim të fortë kundrejt krerëve të LNÇ-së,nëse këta do të kërkonin me detyrim pjesëmarrjen e tij.
Fund