in

Gjakovë, në Ditën e Mësuesit përkujtohet veprimtari Tomë Gjokaj

Me rastin e ditës së mësuesit, në Gjakovë është përkujtuar dhe nderuar vepra e mësuesit dhe atdhetarit të shquar Tomë Gjokaj.

“Në mozaikun e pavarësisë së Kosovës Tomë Gjokaj ka vu një gur të madh dhe ne nga Malësisa jemi ballëçelur në Kosovë dhe krejt shqiptarizëm dhe të ndjekim rrugën e tij të famshme. Tomë Gjokaj priste dhe financonte vizitën e dy ish- kongresmenëve amerikanë’ J. Diogardi dhe T. Lantosh. Krahas angazhimit të tij politik për sensibilizimin e ceshtjes së Kosovës u takua edhe me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova”, tha Marash Dedvukaj, publicist.

 “Falë punës së madhe që ka bërë ai pra ka arritur që të jetë në atë rrethin më të ngushtë të presidentëve amerikanë, sidomos të Bushit të parë dhe të tjerëve më pas. Duke u angazhuar me mish e me shpirt për lirinë e Kosovës dhe për të drejtat e kombit tonë”, tha Pren Buzhala, shkrimtar  .

“Kjo ngjarje e sotme për ne familjen është nderim dhe vlerësimi më kulmor që i është bërë profilit jetësor dhe veprimtarisë atdhetare të vëllait tonë Tomë Gjokaj. Ky nderim nuk i përçohet vetëm Tomës, por edhe trungut familjar ku u rrit e burrnue, vendlindjes Trieshit, Malësisë së Madhe, Kosovës dhe diasporës”, tha Zef Gjokaj, vëllau i Tomës.

Sipas bashkëpunëtorëve dhe bashkëveprimtarëve të Tomë Gjokajt, vrasja e tij në janar të vitit 1991 nga shërbimet e ish-regjimit jugosllav nuk ishte rastësi. Ai u vra në rrethana të pasqaruara, si rezultat i një veprimtarie të bujshme atdhetare në shërbim të zgjidhjes së çështjes shqiptare, për të cilën punoi deri në frymën e tij të fundit.

Julian Amery: Bijtë e shqipes (3)

Musk vs. Rubio: Përplasja që detyroi Trump-in të vendosë kufijtë e rinj në kabinet