Qeveria austriake ka në plan të mbajë terroristët e dënuar pas hekurave edhe pasi të ketë vuajtur dënimin me burg, nëse nuk heqin dorë nga idetë e tyre ekstremiste, u bë e ditur nga qeveria pas sulmit terrorist vdekjeprurës në Vjenë.”Nëse kriminelët e çrregulluar mendërisht mund të burgosen për tërë jetën sepse përbëjnë një rrezik, terroristët që paraqesin një rrezik mund të burgosen edhe për jetën,” i tha të mërkurën kancelari konservator Sebastian Kurz.Ish të burgosurit, të cilët konsiderohet se përbëjnë një rrezik terrorist, do të duhet të mbajnë një byzylyk elektronik me të cilin autoritetet do të jenë në gjendje t’i monitorojnë, sipas një projekt-ligji të paraqitur të mërkurën. Koalicioni qeverisës i konservatorëve të qendrës së djathtë dhe të Gjelbrit të krahut të majtë gjithashtu dëshiron t’ua heq shtetësinë austriake atyre me shtetësi të dyfishtë dhe leje për sulmuesit e mundshëm.