in

Kamberi e profesor Hajrizi uruan ikonën e arsimit të Mitrovicës, mësuesin Tef Vokrri

Ikona e mësuesisë në Mitrovicë e më gjerë, “mitrovicasi nga Shkodra”, Tef Vokrri, është vizituar të enjten nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, shkrimtari dhe intelektuali i shquar i Mitrovicës, profesor Fazli Hajrizi dhe gazetari Hysni Syla. Qëllimi i vizitës të mësuesit veteran, që tani jeton në veri të Mitrovicës, në lagjen e rrethuar vetëm me serbë, ishte që t’i urohet Dita e Krishtlindjeve dhe ditëlindja e tij të 92-të që përkon me këtë të ditë të shenjtë të besimtarëve katolik. , meqë mësuesi Tef it akon këtij besimi.

Hysni Syla 

Takimi ishte shumë emocionues. Mësuesi i dashur për mitrovicas, tha se nuk e prisje një vizitë për Ditën e Krishtlindjeve nga askush. “Ju më bëtë një nder dhe respekt të madh. Jam shumë i lumtur për këtë kujdes të treguar dhe ju falënderoj nga zemra”, tha ai.

Mikpritja nga mësuesi Tef dhe bashkëshortja e tij, Resmija, po ashtu një veterane e arsimit ishte e përzemërt dhe emocionues. “Kemi mbetur këtu të vetmuar dhe kemi pak vizitorë. Ju më gëzuat shumë me vizitën tuaj dhe prandaj u emocionova shumë. Unë në Mitrovicë jetoj tash e 68 vjet dhe Mitrovicën e dua mbi të gjitha. Ky është qyteti im, njerëzit e të cilit më kanë dashur tej mase dhe i dua shumë. Kujtimet më të mira në jetë i kam këtu në Mitrovicë”, tha mësuesi Tef i emocionuar.

Ata nuk i lejuan mysafirët që të dalin nga shtëpia pa i shërbyer me raki e pite që kishte përgatitur mësuesja Resmije, po ashtu një pedagoge e shkëlqyer.

Kryesuesi Kamberi ju tha bashkëshortëve Vokrri se qytetarët e Mitrovicës janë krenarë me ju, me punën e jashtëzakonshme që keni bërë në edukimin e shumë brezave të rinj dhe për këtë përgjithmonë janë mirënjohës. “Mësuesi Tef, gëzuar Krishtlindja. Uroj që të gëzosh edhe shumë Krishtlindje të tjera”, tha ndër të tjera.

Shkrimtari dhe intelektuali i madh Fazli Hajrizi tha se të gjithë qytetarët e Mitrovicës, i madh e i vogël, e njohin MËSUESIN e tyre, i cili ka lënë gjurmë të thella dhe shumë të mira në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj në mjedisin tonë, prandaj sot e gjithmonë i jemi falënderues. Professor Hajrizi tha në vazhdim se mësuesi Tef Vokrri është sinonim i besnikërisë dhe dashurisë së paskajshme ndaj qytetit tonë, është personifikim i sakrificës për të mirën e njerëzve të këtij mjedisi, sidomos për ardhmërinë e nxënësve të tij, është simbol i sjelljes plot kulturë, i dijes së thellë, i përkushtimit të jashtëzakonshëm në punë e në çështjen kombëtare, i korrektësisë ndaj kolegëve dhe bashkëpunëtorëve. “Urime ditëlindja Mësuesi ynë i dashur, Tef Vokrri. Jetofsh sa malet! Jemi shumë krenarë që të kemi! Ke qenë dhe mbetesh shembulli më i mirë i Mësuesit të devotshëm dhe njeriut shembullor!”, tha ai.

Vitet e punës së tij janë plot vlera, prandaj ka marrë lëvdata jo vetëm nga nxënësit dhe qytetarët, por edhe nga institucionet, duke filluar nga ato arsimore të komunës së Mitrovicës e deri në nivel shtetëror. Kështu, me rastin e tetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës (2016), Presidentja Atifete Jahjaga, në mesin e personaliteteve të dekoruara për kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, ka veçuar edhe mësuesin Tef Vokrri, të cilin e ka i dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, e cila u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta, si: në arsim, në shkencë, në kulturë, në sport, shërbim civil etj.

Lini një Përgjigje

Angela Merkel: Jeton me qira, s’ka shërbëtorë, bën vetë pazarin

Bahrie Sadiku shpallet gazetarja më e mirë në Mitrovicë për vitin 2020