Shoqata e Gazetarëve e Mitrovicës ka vlerësuar në takimin e mbajtur të premten se viti 2020 ishte vit me plot sfida edhe për gazetarët e Mitrovicës.
“Megjithëkëtë, ju gjatë tërë vitit punën tuaj në kushte të vështira për shkak të pandemisë Covid 19, e kryet me plotë sukses. Puna e mirë dhe profesionale e gazetarëve nga Mitrovica gjatë këtij viti, tregoi edhe njëherë se Mitrovica është fidanishte e gazetarëve profesionistë dhe të suksesshëm. Për këtë ju falënderoj shumë dhe ju uroj festat e fundvitit dhe suksese akoma më të mëdha në vitet vijues”, tha ndër të tjera kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Mitrovicës, Hysni Syla.
Shoqata e Gazetarëve për punë të palodhshme, përkushtuese dhe të suksesshme, gazetare të vitit shpalli Bahrie Sadikun.