Reshat Sahitaj
Pse po çohen kundër Donika Gërvallës e cila nuk foli asgjë të keqe?Në fjalimin e saj, Donika G. më rastin e ditës së çlirimit i ka pêrfshirë te gjithë shqiptarët kudo që jetojnê dhe të gjithë luftëtarët shqiptarë, të gjithë ata që kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës dhe në fund NATO-n dhe KFOR-in. A po mendoni që me 17mijë ushtarë te UCK-së do të çlirohej Kosova?Pa intervenimin e NATO-s , 1milion shqiptarë që u debuan kurrë nuk do ishin kthyer.
Pjesa tjeter e mbetur do të ishin asimiluar dhe do kishin folë serbisht. Pjesa e ushtarëve qe luftuan disa do të ishin amnistuar e tjeret do ishin pushkatuar dhe keshtu Kosova do ishte berë krejtë Serbi. Mos e rritni mendjen ju disa që çoni pluhur kundër Donika Gervallës, se nese secili nga ju ka vra nga 100 ushtarë , unë më njê rezolutë kam vra mbi 10mijë ushtarë serbë. Unê nuk jam veteran si ju qe keni luftuar 1 vjet ose 6 muaj, por terë jeten ia kam kushtuar çlirimit të Kosovës.A po mendoni që veç me luftën e UCK-së ka ardhur liria?A po mendoni që jemi në KINËN MILIARDSHE e nuk dihet kush çka ka bërë e kush ka luftue?UCK-ëja nuk duhet të krijojë monopolin e çlirimit, sepse çdo shqiptar ka merita; dikush më pak e dikush më shumë.Po habitem qysh disa me 3muaj luftë dalin para meje dhe behen më patriot se unë që tërë jeten ia kam kushtuar çlirimit te atdheut! Unë kurrë nuk e gjeta njê punê në Kosovën e eçliruar e disa me 1 vjet ose tre muaj luftë u bënë milionera.
Kur unê kam luftuar ju ose keni qenë femijë ose nuk keni lindur ende. Kur Musa Hoti shkrepi pushken e parë dhe bëri atentat kunder zyrtareve te ambasades serbo-jugosllave disave nuk i degjohej zeri. Kur Vehbi Ibrahimi vepronte kunder Serbisë, disa thonin bira e minit 100grosh. Kur Enver Hadri bente diplomaci ne P.E. disa nuk kishin lindur. Kur unê me Enver Hadrin i sollem 25 eurodeputetë me 30 maj 1989 në Prishtinë , disa fshiheshin. Clirimi i Kosovës i takon secilit shqiptar e jo veç UCK-së, sepse para jush ne kemi qenë UCK. Ata qe e injorojnê luftën e tjerëve janê më te rrezikshem se SERBIA. Ku keni degjue që askush në Kosovë nuk guxon me tregue se ka qenë në LDK. Po krejt LDK nuk kanë qenë spiuna! Sikur krejt UCK-ëja nuk kanë qenë patriota. E dini edhe ju se në UCK kishte edhe spiuna siç kishte edhe ne LDK. Ndarjet LDK-UCK i ka bêrë Serbia permes spiuanve te dy palëve.Kadal beg, se ka hendek!


