in

Ka filluar vaksinimi në veri të Kosovës

Vaksinimi kundër koronavirusit me vaksinën Pfizer ka filluar në veri të Kosovës. Shumë pleq kanë filluar pritjen në radhë dhe siç shihet interesimi për të marrë vaksinën është i madh. Fillimi i vaksinimit në veri të Kosovës u konfirmua edhe nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vaksinimi filloi në Leposaviq, dhe do të vazhdojë kudo në Veri. Fillimisht do të vaksinohen të moshuarit mbi 75 vjeç, pastaj të tjerët” ka thënë Vuçiq.

Vaksinimi do të fillojë më vonë sot në Mitrovicën e Veriut, ndërsa gjatë ditës së nesërme në Zubon Potok dhe Zveçan.

Lini një Përgjigje

Bullgaria akuzon Shkupin: I mësojnë popullin t’i urrejë shqiptarët, grekët e bullgarët, vetëm Serbinë ta duan

Të paktën 20 migrantë vdiqën në mbytjen e anijes në brigjet tuniziane