in

Ka filluar dekorimi i Prishtinës

Para disa ditësh ka filluar dekorimi i Prishtinës për festat e fundvitit. Punët janë duke vazhduar normalisht, pas një sondazhi online që kishte bërë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke i pyetur banorët se a janë për apo kundër dekorimit të qytetit. Dhe shumica  e qytetarëve ishin për dekorimin, ndonëse sivjet situata është ndryshe nga vitet e kaluar për shkak të përhapjes së madhe të pandemisë. Gjithmonë festave të fundvitit qytetarët por më shumë fëmijët kanë qenë të ngazëllyer dhe të hareshëm, duke shëtitur dhe bërë foto tek bredhat artificialë, por edhe dritat shumëngjyrëshe që ia shtonin hijeshinë kryeqytetit. Sivjet mbetet të shihet, pasi që në shumë qytete të Kosovës ka kufizim të lëvizjes nga ora 19:00, e këtu bën pjesë edhe Prishtina.

Lini një Përgjigje

Borrell e pranon se kishte plane për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

S’ka më Grup 6+, Adem Hoxha i bashkohet Listës Serbe