in

JAMES BELUSHI PASI VIZITOI SHQIPËRINË: QAMË TË DY…

Aktori i mirënjohur shqiptar, James Belushi (Jim), vizitoi Shqipërinë për herë të parë në vitin 1995. Gazetarja Rudina Xhunga e intervistoi asokohe, ndërsa Belushi tregoi emocionet e takimit me familjarët dhe kthimin te rrënjët, në Korçë.

Në Qytezë ju i kërkonit grupit të televizionit, herë pas here të mos ju filmonte. Pse?

Sepse nuk filmohet dhembja. Mua më dhembte mosnjohja më parë e atij vendi ku im atë kishte lindur; atij fshati të bukur, me male të lartë, me hënën që të dukej sikur futej bashkë me ty në shtëpi.

Mua më dhemb vëllai Xhon që nuk mundi të vijë. Më dhemb shtëpia e prishur. Këto nuk doja të filmoheshin. Ne ishim gjithashtu në Sinicë, fshatin e tim kushëriri. Ai hyri me kalë në shtëpinë që ende mbahej dhe qau. Qamë të dy. Gjetëm aty një djep të vogël që e kemi marrë me vete.

Po djali juaj 14-vjeçar mundi të prekë e të kuptojë dhimbjen e babait?

Ah, do t’ju tregoj diçka unikale. Dhe është ky fakti më i rëndësishëm i këtij udhëtimi. Unë gjithmonë kam qenë i interesuar ta njoh Robertin me gjenezën e tij. Për këtë i flisja vazhdimisht. Kur arritëm në Korçë, vizituam Qytezën, pamë shtëpinë e prishur, ai më shoqëroi në çdo moment. Natën tek flinte, kushëriri im i dëgjoi tek tha shqip: “Ku është shtëpia ime”?

Kjo është për mua sa e çuditshme dhe emocionuese. Roberti kurrë më parë s’ka folur shqip dhe foli në ëndërr. Kërkoi shtëpinë në gjuhën e të parëve. Kjo i jep përgjigje pyetjes suaj sa mundi ta prekë ai dhimbjen dhe mallin e babait, e jo vetëm kaq.

Dhe Xheni është ndjerë po kaq mirë?

Xheni është mikesha ime, që unë e mora me vete në këtë udhëtim njëjavor, për të njohur edhe ajo origjinën time. Plakat në Korçë e pëlqyen shumë. Vetëm e puthnin dhe më pyesnin: “Çupka?”. Çupka ju thosha. Kështu u ngatërruam pak.

Kur patë Qytezën, për ndonjë moment falënderuat babain tuaj që emigroi?

Nuk është pikërisht kështu. Unë e falënderova tim atë që ngulmoi të vinim në Shqipëri. Këtu preka nga afër të vërtetën: “Për të vajtur tek e ardhmja kalohet nga një e shkuar.”/dritare.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Dardania ta ndihmoi shpërbërjen artificiale të Serbisë!

Turqit na nxoren nga Evropa