VOA
Izraeli njoftoi të mërkurën se ka krijuar një qeveri të unitetit kombëtar për të luftuar militantët e Hamasit, ndërkohë që po dislokonte 300 mijë forca ushtarake pranë Gazës, për atë që pritet të jetë një ofensivë tokësore brenda enklavës palestineze.
Nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Joe Biden riafirmoi mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin dhe siguroi një grup udhëheqësish hebrej se administrata e tij “po punonte për çdo aspekt të krizës së pengjeve në Izrael”.
Sipas njoftimeve, mes pengjeve mund të ketë shumë amerikanë – një fakt që e lidh në mënyrë të pashmangshme Uashingtonin me këtë konflikt. Presidenti Biden nuk pranoi të flasë për përpjekje specifike për lirimin e pengjeve, duke thënë se “nëse do t’jua thoja, nuk do të isha në gjendje t’i sillja në atdhe”.

Numri i viktimave ka qenë tronditës në pesë ditë luftime, me Izraelin që thotë se 1200 shtetas të tij dhe shtetas të huaj, përfshirë 22 amerikanë, janë vrarë brenda Izraelit dhe 2,700 të tjerë janë plagosur. Në Uashington, Shtëpia e Bardhë tha se 17 amerikanë të tjerë janë të zhdukur. Zyrtarët palestinezë thonë se 1,055 njerëz janë vrarë në sulmet në kundërpërgjigje nga Izraeli dhe rreth 5,200 janë plagosur. Një sulm tokësor në Gaza me siguri do të rriste numrin e të vdekurve nga të dyja palët.
Presidenti Biden tha se ai foli me Kryeministrin Netanyahu më herët të mërkurën, telefonata e katërt mes dy udhëheqësve në ditët e fundit. Në një telefonatë të mëparshme me zotin Netanyahu dhe Presidentin izraelit Isaac Herzog, Presidenti Biden tha se e pyetën: ‘Pse ndjen kaq thellë për këtë?’
“Nuk ka të bëjë me rajonin”, tha Presidenti Biden. “Unë me të vërtetë besoj se nëse nuk do të kishte Izrael, asnjë hebre në botë nuk do të ishte përfundimisht i sigurt. Është garancia e vetme përfundimtare. Garancia e vetme përfundimtare”.
Ai shtoi se, “Unë mendoj se kemi një shans për ta përfunduar këtë në një mënyrë që e bën shumë të vështirë që të përsëritet”.
Militantët në Gaza po mbajnë rreth 150 pengje që kanë rrëmbyer në Izrael – ushtarë, burra, gra, fëmijë dhe të moshuar. Fati i tyre është kryesisht i panjohur, me të afërmit që luten në intervista televizive për lirimin e tyre.