in

Blinken: SHBA-ja gjithmonë do ta ndihmojë Izraelin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili po qëndron në Izrael, i është drejtuar mediave në një konferencë të përbashkët me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se përderisa do të ekzistojë SHBA-ja, Izraeli nuk do të mbrohet kurrë i vetëm, në një vizitë që ka bërë në Tel Aviv të enjten. Blinkeni është shprehur mirënjohës për kthimin në Izrael “në një moment shumë të vështirë për të gjithë botën”.

“Është e pamundur për mua që të shikoj fotot e familjeve që janë vrarë dhe të mos mendoj për fëmijët e mi. Foshnjat e masakruara, trupat e përdhosur, të rinjtë e djegur të gjallë, gratë e dhunuara, prindërit e ekzekutuar në sy të fëmijëve, fëmijët në sy të prindërve. Si mund ta kuptojmë këtë?”, ka thënë ai.

Blinken lavdëroi trimërinë e izraelitëve. “Mesazhi që unë i sjell Izraelit është ky – ju mund të jeni mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur veten tuaj, por për sa kohë që Amerika ekziston, nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm”, ka thënë Blinken.

Sipas Blinkenit, Hamasi ka veç një synim – zhdukjen e Izraelit dhe hebrenjve.

Lini një Përgjigje

Izraeli me qeveri të unitetit kombëtar gjatë kohës së luftës

Spiunët e dyfishtë/ Si arriti Hamasi të mashtrojë Mosadin izraelit