in

Irani gati të sulmojë Izraelin/ Reagon Biden: Mos e bëni!

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden thotë se ai pret që Irani të sulmojë Izraelin “më shpejt se vonë”, teksa po rritet frika për një hakmarrje iraniane mbi një sulm ajror që vrau komandantët e saj të lartë në fillim të këtij muaji. Izraeli nuk e ka pranuar sulmin ndaj një konsullate iraniane në Siri, por besohet gjerësisht se ka qenë dora e tij.

Zyrtarë amerikanë i kanë thënë CBS News se një sulm i madh i Iranit ndaj Izraelit mund të ndodhë së shpejti. Izraeli reagoi se është gati të mbrohet. Në këtë situatë Biden iu drejtua Iranit me fjalët: “Mos e bëni”.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit. Ne do ta mbështesim Izraelin. Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses” – tha Biden. Irani mbështet Hamasin, grupin e armatosur palestinez që lufton Izraelin në Gaza, si dhe grupe të ndryshme në të gjithë rajonin, si Hezbollahu në Liban që shpesh kryen sulme kundër izraelitëve.

Të premten, Hezbollahu tha se kishte lëshuar “dhjetëra” raketa nga Libani drejt Izraelit. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se ishin lëshuar rreth 40 raketa dhe dy dronë shpërthyes. Nuk u raportua për viktima dhe se nuk kishte të dhëna për përfshirje nga aktorë të tjerë. Tensionet në rritje kanë bërë që vende si SHBA, Britania e Madhe, India dhe Australia të paralajmërojnë qytetarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit.

Gjermania u bëri thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Irani. Departamenti Amerikan i Shtetit gjithashtu ndaloi stafin diplomatik dhe familjet e tyre në Izrael të udhëtojnë jashtë qyteteve të Tel Avivit, Jerusalemit dhe Beersheba. Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me anëtarët e kabinetit të tij të luftës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Preç Zogaj, autor i UET Press, shpallet fitues i Çmimit “At Zef Pllumi” në prozë

FRANCIS FORD COPPOLA RIKTHEHET SI I NOMINUAR DYZET E PESË VJET PAS “PALME D’OR” TË FUNDIT