Në Televizionin Ora News Tiranë: Bisedë me Gani Mehmetajn, shkrimtar, që mori çmimin “Kadare” 2021.Me autorin do të bisedohet për letërsinë, për peshën që ka ky çmim prestigjioz, më i rëndësishmi në letërsinë shqipe, për përpjekjet e integrimit të letërsisë, për takimin e parë me Ismail Kadarenë në Prishtinë para 40 vjetësh, për filmin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” me Mishel Pikoli e Marçello Mastrojani që duhej të xhirohej në Shqipëri, por që kurrë nuk u xhirua atje, sepse nuk e lejoi regjimi komunistë, si dhe tema të tjera.
Emisioni është në orën 22.30.