in

Infektologu Sadiku flet për rastet e para me COVID në Kosovë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Izet Sadiku ka rrëfyer për fillimin e pandemisë, dhe rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, në emisionin ‘Prime Time’ në Kanal 10.

Sadiku theksoi se në fillim të pandemisë kishte shumë panjohuri për virusin, dhe trajtimin e tij.

“Me 12 mars janë pranuar dy raste si të dyshimta, të nesërmen me 13 mars konfirmohen si pozitiv, dhe pastaj ishte një shqetësim e pa parë te ne” theksoi Sadiku

Sadiku po ashtu ka theksuar se kishte rastet e dyshuara qysh në muajin shkurt.

U.d. së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka theksuar se bari për trajtimin e virusit Sars Cov 2, Randesivir vazhdon të blihet nga pacientët.

“Terapia që është dashur të blihet çdo ditë është Randesiviri, ndërsa barnat tjera sigurohen nga Qeveria e Kosovës, çmimi për të është rreth 100 euro, dhe se terapia me të zgjat pesë ditë, ka raste shumë të rralla qe përdoret 10 ditë” theksoi Sadiku.

Sadiku po ashtu theksoi se terapia tjetër zakonisht sigurohet prej shtetit, përjashtuar këtu mungesa që mund të ketë një apo dy ditë.

Lini një Përgjigje

Leonardo Di Caprio mbron Vjosën!

Abdixhiku: Do të ketë mentalitet tjetër në qeverisjen e LDK-së