in

Abdixhiku: Do të ketë mentalitet tjetër në qeverisjen e LDK-së

Lumir Abdixhiku po thotë se pas garës së 14 marsit, nëse ai del fitues i garës për të parin e LDK-së, do të kenë qasje tjetër në përfaqësimin politik.

Abdixhiku në Rubikon me Adriatik Kelmendin tha se nuk do të ketë përjashtime nga partia, ndërsa përmendi rastin e Vjosa Osmanit, për të cilën pranoi se LDK-së i kushtoi me rënie, njofton Klan Kosova.

”Nuk janë kandidatura për të ngritur hisen e dikujt, sepse s’do të ketë, do të ketë punë ekipore dhe do të ketë mentalitet tjetër”.

”Nuk mund të operojmë me mentalitet të tillë. Me përfundimin e garës duhet të përfundojmë me qasje tjetër, me ndryshime rrënjësore, sa i përket përfaqësimit, por jo përjashtime, nuk do të ketë largime sepse s’kemi njerëz për të larguar”.

Rubikon: Ju nuk do të përjashtoni askënd?

”S’është logjike. Sa herë kemi përjashtuar njerëz jemi zvogëlu. E kemi përjashtuar Vjosa Osmanin, shih çka ka ndodhur”.

”Politikën nuk e shoh pa emocion. Ajo [Vjosa Osmani] proceduralisht është larguar prej kryesisë dhe nënkryetares, por kur e largon bartësen e listës me 160 mijë vota prej kryesisë dhe nënkryetarës natyrisht që është njëfar përjashtimi”.

”Përjashtimi është i dëmshëm për një organizim politik. Po them që do të ketë ndryshime rrënjësore në përfaqësimin politik”.

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar raportin që ka me konkurrentët tjerë të tij për të marrë postin e të parit të subjektit që përfaqësojnë.

Ndërsa përmendi atë me Lutfi Hazirin e Anton Qunin, Lumir Abdixhiku tha se kishte takuar edhe Besian Mustafën, por që i njëjti nuk ia kishte bërë të ditur fare se edhe ai do t’i rrekej garës për Kryetar të Lidhjes Demokratike, njofton Klan Kosova.

”Jam takuar para kandidaturës së tij, kemi pasur një bisedë. I kam treguar për projektet e mia, nuk më ka treguar se do të kandidojë, të nesërmen e kam kuptuar në media”.

Rubikon: Pse shpalli kandidaturë Mustafa në mënyrë të befasishme siç thoni?

”S’është e befasishme, është legjitime. Veç uroj që këto kandidatura të jenë të vërteta. Që të mos jenë për qëllime avancime individuale. Nuk janë kandidatura për të ngritur hisen e dikujt, sepse s’do të ketë, do të ketë punë ekipore”.

Abdixhiku foli për prishjen e koalicionit, duke thënë se nga prishja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në Qeverinë e kaluar, ky subjekt nuk do të duhej të vazhdonte që të qëndronte më në krye të ekzekutivit me parti të tjera.

Ai ka deklaruar se gabimet për rënien e rezultatit të LDK-së janë nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar.

“Gabimet për rënie të rezultatit kanë ndodhur nga 6 tetori e tutje, elektorati na kishte vendosur të dytin dhe tjetër çka është që ne nuk kemi ditur ta rrisim këtë rezultat. Hapat tjerë që kanë shtyrë drejt rënies se rezultatit janë prishja e Qeverisë në kohë të pandemisë, jo për fajin e LDK-së për më tepër për mënyrën e artikulimit të kësaj prishje dhe për vrapimin për ta marrë qeverinë menjëherë”.

“Nuk i fajësojë rrethanat që sollën deri te prishja, alternativa e jonë do të duhej të mos vazhdimi i marrjes së përgjegjësisë dhe marrjes së Qeverisë. U prishën relacionet dhe me zor nuk mund të shkosh tutje, pra kur një palë tjetër nuk dëshiron të bashkëpunojë me ty është kaq e thjeshtë, këtu përfundon gjithçka, ne investuam në një kohë të gjatë për bashkëpunimin, por dikur erdhëm në një pikë së s’mund të bashkëpunonim”.

“Kishte mos vullnet të bashkëpunimit të dy palësh, kur ka vullnet të tillë të mos bashkëpunimit nuk ka poentë të vazhdohet më tutje. Pavarësisht, kësaj unë besoj se përpjekjet tona për ta marrë Qeverinë në kohë jo të favorshme, ndaj LDK-së ka qenë fatale për në rënie të tanishme”.

“Zgjedhjet nuk ishin alternativë se ishte pandemi, por siç nuk ishte alternativë edhe rrëzimi i Qeverisë, për më tepër provimi i ndërtimit të një Qeverie stabile me partnerët që nuk kishim konsideratë të plotë asokohe. Gjithë këto çështje e bën situatën të tensionuar të LDK-së në publik, ne e humbëm betejën politike, kjo pakënaqësi më pas shpërtheu në zgjedhjet e viti 2021 dhe rezultatin që e kemi tani, janë arsye që i kemi marrë nga tereni dhe me njerëzit që janë larguar nga Qeveria”, ka thënë Abdixhiku.

Lini një Përgjigje

Infektologu Sadiku flet për rastet e para me COVID në Kosovë

Hasani sqaron a duhet të qëndrojnë deputetët në sallë kur të votohet presidenti