Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka shkruar se Serbia nuk ka dështuar në përndjekjen penale të kriminelëve të luftës, sepse në fakt kurrë nuk ishte qëllimi i tyre për ta bërë këtë.
Ai ka thënë se politika e Beogradit ka për qëllim të mbrojë dhe promovojë kriminelët, shkruan Gazeta Express.
Arratisja nga burgu e kriminelit të luftës Rajko Kozlina, i cili ishte dënuar me 15 vjet burgim për masakra të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, sipas Hoxhajt, Serbinë e bën të mbetet shtet gjenocidal.