in

Brenda 24 orëve, shtatë viktima, 337 të infektuar me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, janë regjistruar shtatë vdekje nga koronavirusi, ndërkaq janë infektuar janë 337 persona me COVID-19, thuhet në komunikatën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Po ashtu, sipas IKSHP-së, gjatë 24 orëve janë shëruar nga koronavirusi edhe 91 pacientë. Duhet theksuar se numri i të infektuarve me raste pozitive në vendin tonë është 20 mijë e 179, 688 të vdekur dhe 15 mijë të shëruar. Ndërkaq raste aktive janë 3 mijë e 880.

Rastet pozitive janë nga këto komuna: Komuna e Prishtinës – 185 raste, Komuna e Gjakovës – 41 raste, Komuna e Fushë-Kosovës – 26, Komuna e Lipjanit – 16, Komuna e Podujevës 16, Komuna e Drenasit – 7, Komuna e Skenderajt – 7, Komuna e Obiliqit – 6 raste, Komuna e Mitrovicës – 5, Komuna e Malishevës – 4, Komuna e Prizrenit – 4, Komuna e Rahovecit – 4, Komuna e Deçanit – 2 raste, Komuna e Dragashit – 2, Komuna e Ferizajt – 2, Komuna e Klinës – 2 raste, Komuna e Suharekës – 2, Komuna e Vitisë – 2, Komuna e Vushtrrisë – 2, Komuna e Pejës – 1, dhe Komuna e Junikut një rast.

Lini një Përgjigje

Hoxhaj: Serbia gjenocidale i mbron dhe i promovon kriminelët

Njohjet e reja, peng të marrëveshjes finale me Serbinë