in

Hoti: Vuçiq po tregon qasjen destruktive ndaj Kosovës

????????????????????????????????????

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili në një hartë të Kosovës kishte vënë  flamurin e Serbisë. Hoti i ka cilësuar këto provokime nga shteti i Serbisë, ndërkaq Kosova po vazhdon sigurt rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, në Bashkimin Evropian dhe institucione tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

“Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregon qasjen destruktive që ka pasur në vazhdimësi fqinji ynë verior në raport me Republikën e Kosovës, përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Megjithë provokimet që vijnë nga fqinji ynë verior, Republika e Kosovës, përmes angazhimit dhe vendosmërisë, sigurt po vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare”, ka shkruar Hoti.

 

Lini një Përgjigje

Abdixhiku paralajmëron takim të ri me Osmanin për postin e presidentes

Nuk ka mbyllje shkollash e as masa të reja