‘Djegia e bilboardit “Liria ka emër” në Graçanicë, është një ngjarje që nuk duhej të ndodhte’, u shpreh kryeministri Kosovës, Avdullah Hoti, në lidhje direkte me A-Show në Syri Tv.
Duhet t’u qasemi këtyre zhvillimeve me qetësi, sepse jemi duke kaluar në një periudhë të ndjeshme të konsolidimit të shtetësisë sonë.’
Hoti foli edhe për aktakuzat ndaj figurave kryesore të UÇK-së.
“Aktakuzat ndaj figurave kryesore të UÇK-së, besoj se gjatë këtyre javëve kemi treguar maturitetin e nevojshëm shtetëror.
Dhomat e Specializuara janë themeluar mbi akuzat e Dick Marty dhe asnjë nga të arrestuarit nuk akuzohet për trafikim organesh.
Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, e vendosur në Hagë për të tjera çështje. Gjykata Speciale, kur është themeluar në vitin 2015 është nxjerrë edhe ligji që ne të ofrojmë mbështetjen financiare, për të akuzuarit.
I kam të gjitha informatat që duhet të dijë një kryeministër, nga shërbimet që janë ngritur me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë”, u shpreh Hoti.