Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se mbetjet e gjetura në Rashkë besohet se janë të shqiptarëve të Kosovës.
Gërxhaliu ka konfirmuar se tashmë ekipi kosovar është kthyer nga Serbia, dhe se janë në pritje të një vendimi të gjykatës në Serbi.
“Ne jemi kthyer, edhe ekipi që ka qenë, për shkak se tash jem në pritje të vendimit nga Gjykata Serbe. Mbetjet kockore me shumë gjasë janë të shqiptarëve të Kosovës”, theksoi ai për GazetaBlic.
Gërmimet në pjesën malore mes Rashkës dhe Kizhevakut kanë filluar qe pesë vjet, ndërsa më shumë se 13 mijë e 500 llogaritet të jetë numri i personave të vrarë e të zhdukur gjatë konfliktit të viteve 1998-99 në Kosovë.