in

Historiani britanik për Putinin: "Krahasimi i tij me Adolf Hitlerin, nuk është krejtësisht i pavend"

Historiani britanik Timothy Garton Ash e krahason Putinin me Adolf Hitlerin. Sulmet në rajonin kufitar ruso-ukrainas shërbejnë si një argument për Kremlinin për të vazhduar luftën.

Historiani Garton për Putinin: ” Krahasimi me Adolf Hitlerin nuk është krejtësisht i pavend”

Historiani britanik Timothy Garton Ash mendon se “për herë të parë në 80 vjet” një krahasim i Putinit “me Adolf Hitlerin nuk është krejtësisht i pavend”. Në një intervistë me “Frankfurter Rundschau” Garton Ash shpjegon:

“Ashpërsia, brutaliteti, qëllimi vërtet gjenocidal i luftës terroriste ruse në Ukrainë sugjerojnë këtë krahasim.”

Historiani hulumton historinë bashkëkohore evropiane pas Luftës së Dytë Botërore. Ai u takua me sundimtarin e Kremlinit në Shën Petersburg në 1994. Ai e kujton Putinin duke folur për territore që do të ishin ruse përgjithmonë, si Krimea, “dhe kështu Rusia duhej të bënte diçka për t’i rikthyer ato, kështu që unë isha vërtet i alarmuar.” Sipas Garton Ash, “ky është çelësi për të kuptuar se çfarë po ndodh. në Ukrainë sot”.

Sipas historianit britanik, Putini kishte theksuar tashmë në atë kohë se ai donte ta kthente perandorinë ruse. Ai ishte një njeri i inteligjencës, i KGB-së dhe i stërvitur për të fshehur qëllimet e tij. Pra ishte një strategji e qëllimshme”.

Nga Gjermanishtja : Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Bleona Tafallari pjesë e organizatës terroriste “Luanët e Ballkanit”

Pëllumb Xhufi: Përse Gjoni, djali i Gjergj Kastriotit, shkoi në Himarë?