Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së Kryetarit të PDK-së, në një postim në Facebook, ka komentuar zhvillimet e sotme në Podujevë, gjatë fushatës për kryetar komune, ku pati një përleshje mes simpatizantëve të LDK-së dhe atyre të VV-së.
Në vazhdim të shkrimit potencon se qytetarët llapjanë pas 20 vjetësh keqqeverisjeje dhe uzurpimi duhet ta sjellin ndryshimin, duke e votuar Naim Fetahun, i cili e ka papërkrahjen e strukturave të PDK-së dhe e ka ekipin profesional për ta ndryshuar Podujevën.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
Partia Demokratike e Kosovës po kalon nëpër një situatë të re pas aktakuzës ndaj kryetarit Kadri Veseli dhe ish-kryetarit Hashim Thaçi. Por, me ndihmën e strukturave partiake ia kemi dalë që mërzinë ta kthejmë në forcë dhe hidhërimin në vullnet për punë të mëtutjeshme.Partia Demokratike, asnjëherë në historinë e saj, nuk është ndalur para sfidave të mëdha dhe nuk do të ndalet as sot dhe as në të ardhmen. Përkundrazi, PDK-ja është rritur dhe pjekur në të tilla sfida.Zgjedhjet për kryetarin e Podujevës që mbahen të dielën janë një shans ideal për qytetarët llapjanë që pas 20 vitesh ta sjellin ndryshimin aq shumë të kërkuar në këtë komunë, e cila është lënë mbrapa si pasojë e keqqeverisjes 20-vjeçare të LDK-së.I vetmi ndryshim është Naim Fetahu, një qytetar i respektuar i Podujevës, një profesionist i zoti, një person i nderuar nga shoqëria civile mediat, si dhe një politikan i pastër e me vullnet të madh për ta ndryshuar për të mirë Podujevën. Naim Fetahu e ka planin për zhvillimin e Podujevës, dy kandidatët e tjerë e kanë gjuhën e sharjeve dhe ofendimeve ndaj njëri-tjetrit.Komuna e Podujevës ka nevojë për shumë punë dhe pak fjalë, pak ofendime, pak etiketime. Komuna e Podujevës ka nevojë për ekipin profesionist të Naim Fetahut për të filluar me sanimin e dëmit 20-vjeçar që ka sjellur keqqeverisja e Nexhmi Rudarit dhe Shpejtim Bulliqit.Naim Fetahu do ta ketë përkrahjen e tërësishme të të gjitha strukturave të Partisë Demokratike, nga udhëheqësia qendrore e gjer tek votuesit, për ta ndryshuar Podujevën për të mirë dhe përmes saj për të ofruar një shembull pozitiv të modelit të PDK-së për ndryshime edhe në nivel qendror. Ashtu siç gjer më tash PDK-ja ka qenë partia që ka dhënë shembull me qeverisje komunale, ashtu do të jetë edhe me Podujevën me kryetar Naim Fetahun.Naim Fetahu do ta ketë për këtë përkrahjen e plotë të Partisë Demokratike dhe përkrahjen time si ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokrarike. Për ta realizuar projektin e tij për një Podujevë më të mirë, ai ka ne nevojë edhe për përkrahjen e qytetarëve të Podujevës.Votoni për Naim Fetahun!Votoni për të ardhmen tuaj!Votoni për ndryshimin dhe jo për korrupsionin e uzurpimin! #PDK10