in

Hakan Sukur, legjenda e Turqisë, nëse shkel në atdhe do të dënohet me vdekje, ose burgim të përjetshëm

FILE - In this Saturday, June 2, 2007, file photo Turkey's Hakan Sukur reacts during the Group C Euro 2008 qualifying soccer match against Bosnia at the Olympic stadium in Sarajevo. Turkey's state-run news agency reports Friday, Aug. 12, 2016, authorities have issued an arrest warrant for former soccer star and legislator Hakan Sukur over his alleged links to a U.S.-based Muslim cleric, accused by Turkey of masterminding last month's failed coup. (AP Photo/Amel Emric, FILE)

“Jam shqiptar, nuk jam turk”, kishte thënë Hakan Sukur në fjalimin e tij në një universitet, në kohën kur pushteti në Turqi, i prirë nga Reccep Tayip Erdogan kishte filluar të mbyllte shkolla dhe universitete të caktuara dhe fjalët si “shqiptar” ose “kurd”, konsideroheshin sfidim i hapur ndaj nacionalizmit, të cilin Erdogan e propagandonte.

Ai ishte sportisti më i nderuar i Turqisë, i njohur për shkëlqimin e tij në fushën e futbollit për Galatasarayn dhe ekipin kombëtar.

Sulmuesi legjendar mban gjithashtu rekordin e golit më të shpejtë në një finale në Kampionatin Botëror.

Por, nëse Hakan Sukur, tani si 51 vjeçar, shkel në vendin e tij, ka të ngjarë që ai të përballet me dënimin me vdekje ose me burgim të përjetshëm, kjo është arsyeja pse ai jeton në ShBA.

Ai jeton në Kaliforni, në zonën e pasur të Palo Alto në Silicon Valley, në periferi të San Franciskos.

Mirëpo, Hakan nuk është programues dhe nuk punon për një kompani aplikacionesh të teknologjisë së lartë. Në vend të kësaj, ai është një shofer taksie dhe më parë menaxhonte një kafene.

Kur jemi tek Kampionati Botëror, Sukur vazhdon të kujtohet për golin e tij më të shpejtë në këtë kompeticion, pasi kishte realizuar për vetëm 11 sekonda.

Ishte Botërori i vitit 2002, kur Turqia po përballje me Korenë e Jugut, ndërsa organizatorë ishin Korea dhe Japonia.

Sukur arriti t’i trondiste koreanët, pasi qysh në sekondën e 11-të të nisjes së takimit, ai shënoi gol dhe ende mbetet si më i shpejti në histori. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon: Sllovenia avokate e fuqishme e liberalizimit të vizave për Kosovën

Xherdan Shaqiri shpërfillë gazetarët serbë pas ndeshjes