in

Greqia mërr lajmin e ÇMËNDUR nga Arkiva Franceze!

Jetnor Hoxhallari

 Historia e konsullit francez 1780: S’ka grekë në Athinë, vetëm shqiptarëHistoria e konsullit francez François Louis Fauvel ka interes në fushën e studimeve të diplomacisë dhe arkeologjisë antike, por kësaj radhe, ne po i rikthehemi kësaj figure thjesht për të ripërsëritur edhe një herë rolin e shqiptarëve në revolucionin grek dhe lidhjen historike të grekëve dhe shqiptarëve që nga koha bizantine në shekujt XII-XIV e deri në shekullin XIX.

Nëse do të përdorim një figurë simbolike, imagjinata do të na çonte në një vend ku bashkohen dy lumenj duke i dhënë njëri-tjetrit diçka nga rrjedhat e tyre. Gjeografi dhe etnografi i madh francez i shekullit XIX Guillaume Lejean, ka shkruar për “gjakun e përzier shqiptaro-helen”; po kështu dhe konsulli Henri Belle e shumë të tjerë, dëshmitarë të Greqisë së shekujve XVIII-XIX. Nuk po përmend këtu historianët Fallemayer, Gobineau apo Benlow, të cilët historianët grekë i kanë anatemuar keqazi për vlerësimin e rolit të shqiptarëve në “ripërtëritjen” e Greqisë, siç e cilëson këtë term konsulli tjetër francez i Janinës François Pouqueville.

Nëse themi sot diçka të tillë, nëse zhvarrosim diçka nga historia e fshehur nga historianët grekë të gjysmës së dytë të shekullit XIX e deri më sot, këtë e bëjmë për të vlerësuar këtë pikëtakim historik të rëndësishëm për ardhmërinë e të dy popujve, për të theksuar se ata i kanë dhënë shumë njëri-tjetrit dhe se kjo bazë historike duhet t’i shërbejë të ardhmes së përbashkët në kohën e integrimeve të mëdha dhe të Europës pa kufij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Fshehtësia e vrasjes së Miladin Popiviqit

Skicë për ese: Si të kthehet mendimi në – f j a l ë?