in

Grenell: Marrëveshja e 4 shtatorit po implementohet

Richard Grenell, emisar special i SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, po konsideron se Marrëveshja mes këtyre dy vendeve e arritur më 4 shtator në Uashington po implementohet.

Grenell e ka shpërndarë në Twitter një vizitë të Departamentit amerikan për energji në Kosovë, ku u shikuan mundësitë e investimit në këtë sektor, dhe shfrytëzimin e aseteve natyrore për këtë.

 Në këtë postim Grenell ka thënë se Marrëveshja e Uashingtonit po implementohet.

Madje, sipas tij, Administrata e Trumpit në këtë kontekst ndërmerr veprime të shpejta.

“Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta”, ka shkruar ai.

Lini një Përgjigje

Thaçi: Është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

Taksisti në Prishtinë i plagos dy shtetas të huaj