in

Gjuhëtari Mehmet Elezi: Gjuha shqipe e rrezikuar, mund të ketë fatin e latinishtes

“Standardi i gjuhës shqipe duhet të reformohet pa prekur bazën e toskërishtes nga dijetarë të mençur që iu rreh zemra shqip”. Këtë apeloi në një intervistë për A2 CNN, gjuhëtari Mehmet Elezi, pasi në të kundërt gjuha shqipe është e rrezikuar.

“Nuk jam kurrsesi për përmbysjen. Ky standard duhet të mbetet, por duhet të reformohet. Të ruhet baza toskërishte. Të mos preket, kjo është themelore. Ky standard të hapet të përpunohen rregulla që të hapet në mënyrë shkencore dhe jo kakofoni. Në përputhje me rregullat gjuhësore. Kjo është e domosdoshme, se sot ka ndodhur ndryshime marramendëse në të gjithë rajonin”, tha Elezi.

Duke theksuar domosdoshmërinë e reformimit të gjuhës shqipe, Elezi sjell në vëmendje historinë e dhimbshme të gjuhës latine, ku ajo zyrtare u shkëput nga ajo e folur dhe kjo mbeti gjuhë e vdekur vetëm në libra, ndërsa nga latinishtja popullore u krijuan disa gjuhë.

“Ka një përvojë historike të dhimbshme me latinishten, nëse e shohim si pasqyrë të mundshme të zhvillimeve në vendin tonë. Latinishtja zyrtare u shkëput nga ajo e folur popullore dhe kjo mbeti gjuhë e vdekur me të vdekurit dhe kjo është vetëm në libra, ndërsa nga latinishtja popullore u krijuan disa gjuhë si italishtja, frëngjishtja, spanjishtja, rumanishtja.

Është rreziku në një të ardhme jo të shkurtër që të krijohet shkëputje dhe standardi të mbetet një gjuhë e ftohtë, e largët dhe kombi shqiptar të vuajë një përçarje gjuhësore, rrëmujë në mungesë të një standardi të mirëfilltë”, tha ai.

Një tezë të përafërt për reformimin e gjuhës shqipe, por edhe për shkëputjen e mundshme të saj sikurse asaj latine, kishte edhe Çabej, i cili theksonte domosdoshmërinë e një gjuhe shqipe për të gjitha trevat shqipfolëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Fuqia e ambasadorit amerikan Jeffrey më e madhe, se sa e tërë EU – së

Ambasadori Walker alarmon botën: BE-ja po mban anën e Serbisë në dialog