in

Fuqia e ambasadorit amerikan Jeffrey më e madhe, se sa e tërë EU – së

Nga Sherif Ramabaja

EU po të kishte reaguar drejt sot bota dhe Evropa nuk do të ballafaqoheshin me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Putin si test më 2014 e pushtoi Krimenë dhe e vërejti se askush nuk e qau kokën për këtë.

Ukraina apelonte që të pranohej në NATO dhe EU, po askush nuk ia vente veshin.

Këto ditë një ekspert i çështjeve të sigurisë në pyetjen se a mund ta fitoi luftën Putini u përgjigj: vetëm nëse në SHBA do t´i fitonte zgjedhjet ish presidenti Trump.

Pra Putin dhe Rusia punonin pa u penguar në planet e tyre, që si synim e kishin kthimin e dikurshëm të ish BRSS dhe Putini të hynte në histori me të bëmat e tij çmendurake.

Prandaj sa i përket EU, Putini dhe Rusia do ta pushtonin dhe do ta ndanin Evropën ashtu siç do të dëshironin, me synim, për një Rend të Ri Botëror.

Fati i botës është që në SHBA ish presidenti Trump i humbi zgjedhjet dhe Amerika së bashku me Anglinë fuqishëm erdhën duke i bindur edhe shtetet evropiane që ta armatosnin Ukrainën, në mënyrë që t´u kundërvihen pushtimit rus.

EU më në fund u zgjua paksa nga gjumi duke u bindur se Putini nuk do të ndalet vetëm në Ukrainë, po synim pse jo, do t´i kishte tërë ish shtetet e bllokut socialist, e më në fund ndoshta edhe Berlinin.

Reagimi nga EU edhe pse erdhi shumë me vonesë, shtetet veç e veç filluan ta armatosin Ukrainën, pasi u bindën se ata me sukses po e mbrojnë vendin.

Sot kemi rastin e njëjtë po ashtu edhe në Ballkan, ku Serbia sillet njëjtë me agresivitet sikurse Rusia. EU duke e ledhatuar Serbinë ashtu siç e ledhatonte Rusinë, po e bënë të njëjtin gabim që Serbia t´u kërcënohej fqinjëve të vetë, e sidomos kohët e fundit Kosovës.

Figurat komike pa kurrfarë fuqie dhe ndikimi siç janë Borell dhe Lajcak e favorizojnë Serbinë, në vend se ta vejnë para aktit të kryer si agresore.

Pafuqia e tyre po ashtu u vërejt edhe këto ditë, kur në Bruksel i ftuan kryeministrin Kurti dhe Vuçiqin për bisedime.

Konflikti sipas skenarit të Vuçiqit ishte para shpërthimit dhe EU me përfaqësuesit e tyre bënin presion mbi Kosovën, që t´ia plotësonte kërkesat Serbisë.

Ashtu siç pritej bisedimet përfunduan pa rezultate dhe për EU, konflikti çdo çast mund të fillonte, ashtu njëjtë siç kishte filluar në Ukrainë.

Në skenë për ta penguar konfliktin doli ambasadori amerikan në Kosovë zoti Jeffrey, duke kërkuar 48 orë, kohë për të kërkuar një zgjidhje.

Dhe më në fund një marrëveshje sa për ta penguar skenarin e Vuçiqit u arrit, po tragjikomedia mbetet se një ambasador amerikan ka fuqi më të madhe, se sa një union gjigant siç është EU.

Shtrohet pyetja, ku janë evropianët dhe a mund të pritet diçka prej tyre, përpos që të vendosin për sanksione. Është për të ardhur keq se ku ka rënë EU dhe po mos të ishin SHBA, Evropa do të kapitullonte nga Rusia dhe Serbia.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Rezoluta e Parlamentit Europian: Rezerva të forta për “Ballkanin e hapur”

Gjuhëtari Mehmet Elezi: Gjuha shqipe e rrezikuar, mund të ketë fatin e latinishtes