in

Gjermania në prak të zgjedhjes së Kancelarit të ri

Nga Sherif Ramabaja

Kandidati nga rradhët e partisë së zonjës Merkell CDU ( Unioni Kristian Demokrat ) Armin Laschet, e kishte fituar garën për Kancelar nga rradhët e partisë së vetë nga Friedrich Merz i cili konsiderohej favorit dhe nga Norbert Röttgen, por as sot nuk ka arritur ta fitoi besimin e zgjedhësve. Një nga shkaqet që nuk i falet dhe ndikoi negativisht në popullaritetin e tij ishte edhe situata e vërshimeve në disa Lande gjermane. Derisa kishte bërë një vizitë në fatkeqësinë natyrore me presidentin e vendit, kamerat e kishin kapur duke qeshur prapa presidentit, derisa ai fliste për tragjedinë që kishte shkaktuar viktima të shumta në njerëz dhe dëme në miliarda euro.

Sondazhezhet, kur vetëm disa ditë e ndajnë Gjermaninë nga zgjedhjet, ende janë në disfavor të Armin Laschet CDU.

Kandidati që sipas sondazheve ndodhet në epërsi është Ministri i Financave Olaf Scholz SPD (Partia Social Demokrate ). Ishte befasi kandidimi i tij për kancelar, kur dihej që SPD ishte tkurrur shumë duke e humbur besimin e zgjedhësve. Scholz pa bujë por me një program solid finaciar kishte ndarë buxhet ndaj bizneseve dhe familjeve në kohën e pandemisë, po ashtu edhe ndaj vërshimeve monstruoze që ndodhën gjatë verës që po e lëmë pas. Olaf Scholz SPD, jo vetëm që kishte përfituar si individ me qëndrimin e tij si Ministër i Financave po gjatë fushatës kishte ngritur edhe kuotat e partisë së tij, e cila ndodhej thellë e fundosur. Ndoshta ai përfitonte nga paknaqësia që mbretëronte ndaj Armin Laschet CDU dhe Annalena Baerbock ( Ekologjigjke ).

Momentalisht edhe Gjermania po ballafaqohet me një stil amerikan të zgjedhjeve, që kundërshtarët nuk zgjedhin mjete për ta dëmtuar apo eleminuar njëri – tjetrin.

Ky stil i ri i sulmeve po vërehet kur Prokurori Shtetëror ka bërë kontrollime në digasterin e Ministrisë së Financave për pastrim të parash. Menjëherë akuzat u intensifikuan nga rivalët, sidomos nga Laschet në drejtim të Scholz, ku Scholz këto ditë u paraqit edhe në Komisionin Shtetëror për t´u deklaruar mbi akuzat dhe dëshmitë e ngritura.

Tash në media dhe në opinion po diskutohet se ekziston vërtet diçka të dyshimt në bazë të akuzave të ngritura, apo është ky një sulm i orkestruar nga CDU për ta dëmtuar imazhin e Ministrit dhe kandidatit për Kancelar Olaf Scholz.

Sipas analistëve nëse hetimi vërtetohet si i qëllimshëm mund t´i kushtoi shtrenjtë CDU dhe Armin Laschet, sepse votuesit gjerman me votën e tyre din t´i ndëshkojnë manipuluesit.

Annalena Baerbock nga Partia Ekologjike ishte në flugun e madh të triumfit sikurse mos t´i zbulohej afera e plagjiaturës në librin e saj. Ide kryesore e programit të saj me të cilën fitonte poena ishte mbrojtja e klimës, që sidomos nga të rinjtë preferohet me të madhe. Që nga momenti i zbulimit të plagjiaturës ajo filloi ta merr teposhtëzen dhe sipas sondazheve ndodhet në vendin e fundit, të tretin me një këndellje të lehtë.

Edhe ajo me rezultat të ngushtë për shpalljen e kandidaturës për Kancelare në kuadër të partisë së saj, kishte fituar ndaj kolegut dhe udhëheqësit të partisë zotit Robert Habeck, që supozohet se do të kishte gjasa shumë më të mëdha se ajo.

Sipas performancës më shumë do të ishin preferuar kundërkandidatët në kuadër të partive të tyre, sesa nominimet dhe gara me këta tre kandidatë. SPD e kishte të vetmen mundësi Olaf Scholz, kurse CDU dhe të Gjelbërtit kishin ndoshta zgjidhje më të mirë se sa kandidatët momental Laschet dhe Baerbock. Që të dy këta humbën mjaft shumë me plagjiaturat e zbuluara në librat e tyre. Laschet i janë zbulur 70 vende kopjimi, kurse Berbock 100 vende.

Koalicionet e mundëshme

Laschet CDU shpreson të zgjidhet Kancelar edhe me vendin e dytë, duke shpresuar në koalicione të mundëshme. Të preferuarit e CDU dhe CSU do të ishin FDP (Partia e Liberalëve të Lirë ) duke mos e përjashtuar mundësinë edhe me të Gjelbërtit.

Kategorisht përjashtojnë çdo koalicion me ekstremistët e djathtë AFD dhe Die Linke (komunistët).

Olaf Scholz po ashtu koalicionin e preferon me të Gjelbërtit, FDP, po nuk deklarohen haptas ndaj Die Linke, çka do të thot se nuk e prejashtojnë koalicionin me ta. Kategorisht jan kundër AFD.

Të Gjelbërtit janë të hapur në rradhë të parë me SPD, nuk e përjashtojnë mundësinë as me FDP, po nuk e mohojnë as Die Linke. Edhe të Gjelbërtit kategorisht e mohojnë çdo koalicion me AFD.

Laschet me të drejtë tërheq vërejtjen për koalicionin SPD, Të Gjelbërtit dhe Die Linke duke i akuzuar nga përmbytja ekonomike, sepse Die Linke ka program pa mbulesë, apo finaciarisht është i papërballueshëm. Die Linke janë për shuarjen e NATOS dhe haptas e simpatizojnë Rusinë e Putinit.

Llogaritet se mbi 20 milion zgjedhës akoma janë të pavendosur, se kujt do t´ia japin votën. Një dilemë e madhe po ashtu mbetet te të pavendosurit sepse nëse votën ia japin SPD apo Ekologëve, çdo të ndodhë me votën e tyre. Frika thellohet sepse ata mund të bënin koalicion me Die Linke, që shumë zgjedhës pastaj do të pendoheshin për votën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Clint Eastwood 91-vjeçari, thotë se nuk ka plane për të dalë në pension

Presidentja Osmani u takua me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel