in

'Forcat speciale Australiane vranë 39 civilë në Afganistan'

Hetues kryesor: “Ka informacion të besueshëm për të konfirmuar pretendimet. Disa nga ata që janë përgjegjës, janë ende në Ushtrinë Australiane.

 Gjenerali kryesor australian dha detaje nga një raport mbi krimet e mundshme të luftës, të kryera nga pjesëtarët e Forcave Speciale Australiane, që citon prova të 39 vrasjeve të paligjshme në 23 incidente.

Duke cituar detaje nga një hetim i shumëpritur mbi sjelljen e pjesëtarëve të Forcave Speciale Australiane në Afganistan nga 2005 – 2016, gjenerali Angus John Campbell tha se kishte prova të vrasjeve jashtë luftimeve.

Hetuesi kryesor “zbuloi se ka informacione të besueshëm për të konfirmuar akuzat për vrasje të paligjshme të 39 personave në 23 incidente nga 25 anëtarë të Forcave Speciale Australiane, kryesisht nga Regjimenti Special i Forcave Ajrore (SAS)”, u tha Campbell gazetarëve në Canberra.

Disa nga ata që dyshohet se janë përgjegjës ende po shërbejnë në Ushtrinë Australiane, shtoi ai.

Raportet e vrasjes do t’i përcillen një hetuesi special i cili do të emërohet së shpejti dhe i cili do të vlerësojë nëse ka prova të mjaftueshme për të filluar procedurat gjyqësore.

Kryeministri Scott Morrison foli me presidentin Afganistan Ashraf Ghani përpara lëshimit të raportit, tha një burim i njohur me bisedën.

Morrison paralajmëroi javën e kaluar se raporti do të përmbajë “lajme të vështira dhe të këqija për australianët”.

Zyra e presidentit afgan tha se Morrison thirri Ghanin  për të shprehur “keqardhjen e tij të thellë për sjelljen e disa ushtarëve australianë” dhe i tha atij se një hetim do të kryhej për të bërë drejtësi.

Australia ka trupa në Afganistan që nga viti 2002,  pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga SHBA-të që luftojnë talibanët.

Lini një Përgjigje

Kryeministri Hoti sfidohet në Kuvend me Ujmanin dhe të pagjeturit

Vaksina e Oksfordit kundër COVID-19 rrit shpresat për mbrojtje të të moshuarve