Detaje të mekanizmit që pastron paratë e inceneratorëve kanë dalë në pah me të gjithë banalitetin që përmban një afere e trashë korrupsioni, e cila ka vite që prodhon çudira nga abuzimi me fondet publike. E ka nxjerrë në dritë rrëfimi i një gruaje 90-vjeçare, që papritur ka mësuar se ishte pronare e një prej bizneseve të përfshira në skemën e pastrimit të parave të inceneratorëve.
Haxhire Gurakuqi, 90 vjeç nga Përrenjasi por banuese në një azil të Tiranës, mohoi të ketë dijeni për ekzistencën kompanive “Lumi 2006” apo “Sopotonia”, me të cilat u pastruan një pjesë e parave që disburson shteti për kompanitë e inceneratorëve, (gati 80 mijë euro në ditë).
Përmes një rrëfimi në mediat, Syri tv dhe News 24, Gurakuqi u përpoq të pastrojë emrin e saj nga afera ku e gjend sot në mengjes, kur u zgjua në azilin e të moshuarve, në pritje që shtëpia e dëmtuar nga tërmeti, t’i rindërtohet.
Loading…