Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti ka thënë se rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.
“Policia me njësitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit, ekipet zhytësve për kërkim-shpëtimit. Mbi dyshimet fillestare në zonën e kanalit Iber-Lepenc në fshatin Akrashticë kanë filluar kërkimet për fëmijën”, ka thënë Zaiti.