in

Fadil Syleviqi ishte dëshmitari kyç i Gjykatës Speciale për ta zbuluar vrasjen e Enver Malokut

Shkruan: Nexhat Haziri

Vdekjen misterioze të Fadil Syleviqit, ish pjesëtar i sigurimit të shtetit para luftës dhe ish polic i Kosovës  në periudhën e pas luftës, analisti politik Nexhat Haziri e sheh si një eliminim të qëllimshëm, pasi  sipas tij, Syleviqi ishte dëshmitari kyç i Gjykatës Specialë në hetimin e Vrasjes së veprimtarit të LDK-s Enver Malokut.

 -Është e pritshme që dëshmitarët e Gjykatës Speciale, kudo që mund të identifikohen do të përfundojnë si këta dy të lartpërmendurit, që është një nga taktikat për ti frikësuar të gjithë dëshmitarët e proceseve gjyqësore në Hagë, në mënyrë që ata t’i tërheqin dëshmitë e tyre. Rasti i Fadil Syleviqit, është edhe një dështim i institucioneve të sigurisë , por edhe të vet programit të gjykatës Speciale për mbrojtjen e dëshmitarëve të saj. Tashmë i ndjeri Fadil Syleviqi ishte dëshmitar kyç në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale, për arsye se ai iu ka shërbyer shumë adresave të inteligjencies, ishte edhe pjesëtar i UCK-së dhe bashkëpunëtor i ngushtë në aspektin e institucioneve të sigurisë më liderët politik të të ashtuquajturit “krahu I luftës”.

Po ashtu është folur si ai ka njohuri dhe ka deponuar si dëshmi në Gjykatën Speciale për rastin e vrasjes së gazetarit dhe publicistit Enver Maloku, njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-presidentit Rugova, por edhe që ka pasur njohuri rrethe vrasjeve politike të pasluftës në Kosovë. Dhe krejt përfund dua të thamë se dëshmitarët e Gjykatës Special, do të vazhdojnë të jenë të kërcënuar dhe të pasigurt pasi përbrenda institucioneve të sigurisë në Kosovë, veprojnë elementi i SHIK-ut dhe i njerëzve të afërt më të akuzuarit në Gjykatën Speciale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Emira e bibliotekës së Manastirit

“NJË SHPATË DO TA SHPOROJË SHPIRTIN”