in

Është gjetur një burrë i vdekur dje në një vilë në Gjakovë

Policia e Kosovës në raportin e vet të 24 orëve ka bërë të ditur se në një vilë në Gjakovë  është gjetur nga dy dëshmitarë një burrë i vdekur. Sipas Policisë, me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Gjakovë 02.12.2020-17:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Lini një Përgjigje

Irani burgos fituesen e ‘Nobelit alternativ’

Kjo lagje e Prishtinës të shtunën mbetet pa rrymë dhe ujë