in

Esat Pashë Toptani për vizitë në Shkup!

Nga Sherif Ramabaja

Shqipëria ndodhej nën tehun e shpatave. Doli një burrështetas me emrin Esat Pasha që kishte guximin t´i merrte fatet e kombit mbi vete. Ai premtonte se do të bënte gjithëçka që ta ruante integritetin dhe sovranitetin e shqipërisë. t´i zgjidhte problemet me fqinjët dhe të vendoste paqën aq shumë të dëshiruar për Shqipërinë.

Esat Pashë Toptani nuk ngurroi por dëshmoi se është personalitet në Shqipëri dhe lidhi marrëveshjet me 1914 dhe 1915 me Serbinë.

 Për këto marrëveshje sot nga shqiptarët cilësohet si tradhtar i kombit shqiptar, po vlerësimet e tilla ishin dhënë nga regjimi komunist. Deri më sot nuk kemi vlerësime apo demantime të historianëve për rolin e vërtetë të Esat Pashës.

Mbas njëqind vjetësh pas Esat Pashës pra me 2021 kryeministri tjetër shqipar Edi Rama, ka marr rolin që sërish të lidh marrëveshje me Serbinë – Minishengenin Ballkanik.

Edhe në kohën kur Esat Pasha nënshkruante marrëveshjet me Serbinë Ballkani ndodhej i trazuar nga Luftat Ballkanike, kurse sot kur Edi Rama sërish po nënshkruan marrëveshje me Serbinë, shqiptarët posedojnë dy shtete shqiptare po fatkeqësisht si gjithherë janë skajshmërisht të përçarë.

Kosova nuk njihet nga Serbia dhe kryeministri i saj Kurti nuk qëndron pas një marrëveshje të tillë për derisa Kosova në këtë marrëveshje, nuk hyn si e barabartë.

Në këtë rast Kosova ndjehet e tradhëtuar nga Edi Rama, duke mos ditur se në anën e kujt qëndron ai.

Serbisë në këtë rast po ashtu i konvenon qëndrimi i Edi Ramës, sepse ai haptas në këtë rast vëhet kundër Kosovës dhe kauzës mbarëkombëtare.

Shtrohet pyetja, me këtë veprim Edi Rama është tradhtar i kombit shqiptar, apo me qëndrimin e tij po tregohet naiv dhe i paditur.

Kosova nuk është hera e parë që nga shteti amë injorohet, degradohet, tjetërsohet dhe tradhtohet. Tradhtia më e madhe konsiderohet se i është bërë nga rexhimi i Enver Hoxhës, ku Kosova qëllimisht u la nën Serbinë.

 Ish kryeministri Nano po ashtu ishte kontrovers dhe nuk dihej në anën e kujt qëndronte, sepse haptas para kriminielit Miloseviq sipas mediave, deklaronte se Kosova është çështje e brendshme e Serbisë.

Në luftën e fundit po ashtu ish kryeministri Berisha akuzohej se, derisa Kosova u nënshtrohej masakrave dhe gjenocidit të pa parë serb, ai e furnizonte me derivate të naftës Serbinë, edhe pse ndodhej nën sanksionet ndërkombëtare.

Tash kemi kryeministrin Rama që veprimet e tij në raport me Kosovën më tepër kanë të bëjnë me tradhti, sesa me mosdije, naivitet apo kontroversitet.

Nuk duhet të habitemi aspak me veprimet e Ramës, kur shohim se çështë duke vepruar me Shqipërinë.

Shoqëria cilile dhe institucione të pavaruara do të duhej të debatonin për rolin e kryeministrit Rama dhe pasojat e tij në relacionin kombëtar, me qëllim që të demaskohen veprimet e tij.  

Po heshtëm do t´i aprovonim veprimet destruktive të kryeministrit Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kroacia afrohet më Dardaninë, Shqipëria me Serbinë

Presidentja Osmani bisedoi me presidentin e Izraelit Isaac Herzog