in

“Donika-Veterani”/ Djali i komandantit të UÇK-së i del në mbrojtje ministres Gërvalla

Ditëve të fundit është zhvilluar një fushatë e “egër” kundër ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila po akuzohet se në urimin për ditën e Çlirimit të vendit nuk e përmendi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin e saj për liri, shkruan “Bota sot”.

Përveç akuzave të shumta që po i bëhen ministres Gërvalla, ajo po merr edhe mbështetj, madje edhe nga vet përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu, asaj i doli në mbështetje Hysen Çekaj, djali i heroit të kombit Sali Çekaj.

Ai në një postim në Facebook publikoi një fotografi të heroit Sali Çekaj bashkë me ministren Gërvalla duke thënë se çdo fjalë është e tepërt.

“Çdo fjalë është e tepërt: Donika-VETERANI”, Hysen Çekaj në profilin e tij në Facebook.

Lini një Përgjigje

A po vdes projekti i Rugovës?

Në Mitrovicë organizohet “Java e Filmit Kosovar”