in

Disa lagje të Prishtinës nuk do të kenë ujë

 

Kompania Rajonale Ujësjellësi KRU “Prishtina” njofton se sot disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë pasi që do të kryhen disa punime teknike tokësore.

Lagjet që do të mbeten pa ujë sot janë: lagjja “Qëndresa”, “Marigona 2”, “Qershia” në Prishtinë dhe fshati Miradi sot do të mbeten pa ujë.

“Në kuadër të disa punimeve teknike tokësore, kompania private “ Berisha ” ka bërë kërkesë në KRU ” Prishtina ” për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm shkaku i kyçjes në gypin e vjetër të ujit me diametër fi 250 mm, ditën e nesërme më 3 nëntor 2020”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina” Sh.A.

“Andaj, njoftojmë konsumatorët e lagjes “ Qëndresa “, lagjes “ Marigona 2 ”, lagjes “ Qershia” dhe fshati Miradi se, gjatë ditës së nesërme ( 3 nëntor 2020) do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 08:00 – 18:00”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kompanisë.

 

Lini një Përgjigje

Ky është moti për sot

Amerika voton sot, Trumpi apo Bideni do të jetë President