Ç’ do të bëhet nëse Serbia pas Samitit të Durrësit e anekson Shqipërinë?, e pyeti shoku i parë të dytin.
Tjetri i hutuar ia kthen: Nuk e di, nuk e kam menduar.
Natyrisht nuk do ta lëmë, thotë i pari, tankeve e këmbësorisë serbe do t’u dalim në rrugë, do t’i paralizojmë si sllovenët që i dolën në rrugë ushtrisë jugosllave me 1991. Serbët nëpër Dardani do të kalojnë, apo jo?
Sigurisht ia tumiri i dyti tanket e këmbësoria s’mund të fluturojnë. Po nëse serbët zbresin me parashute në Tiranë e në Durrës, si do t’u bëhet shqiptarëve?
Është NATO, është Amerika aty, e gjeti zgjidhjen pas një çasti të ankthshëm, i pari.
Shqipëria nuk e ka Serbinë në fqinjësi, u kemi dal në mes se, nipat e Enverit e Miladinit do t’ua hiqnin traun e kufirit, ende pa u afruar tanket e Serbisë, ia ktheu bashkëpatrioti.
Unë isha para tyre dhe e shijoja natën e mrekullueshme para Kërshëndellave.
https://www.facebook.com/gani.mehmetaj/posts/10157620746284651