in

A do të ketë Vjosa Osmani më shumë fat se sa Nexhat Daci?

Vjosa Osmani konfirmoi se është duke biseduar me Albin Kurtin për koalicionin e ri për zgjedhjet e reja parlamentare, kurdo që të mbahen ato. “Jemi në proces të diskutimeve me z. Kurtin për bashkëpunimin, dhe nuk do të ishte e drejtë që të flasë pa pasur një marrëveshje finale”, ka thënë Osmani në një intervistë për Rtv 21.

Në fund të 2006-s, Fatmir Sejdiu u zgjodh kryetar pas dhunës fizike në Kuvend. Nexhat Daci që e synonte partinë, por mbeti jashtë vendosi të themelojë parti të re politike (LDD). Në zgjedhjet e para pas formimit, në vitin 2007 LDD-ja arriti të hyjë në Kuvend me 9 deputetë. Por, kaq fuqi kishte kjo parti – vetëm një mandat. Pas moskalimit të pragut në zgjedhjet e radhës, kjo parti nisi shuarjen e ngadalshme.

Ndarja në mes të Vjosa Osmanit dhe LDK-së ishte paqësore, megjithëse pati shumë akuza e kudërakuza në mes saj e Isa Mustafës, të parit të LDK-së.  Fërkimet u manifestuan shumë edhe në seancat kuvendare.

A do të ketë më shumë fat Vjosa Osmani se sa Nexhat Daci, apo do të shuhet pas një mandati, mbetet të shihet.

Lini një Përgjigje

Dialog në Sheshin Gjergj Kastrioti në Prishtinë me 19 dhjetor 2019

Abrashi: Ta zgjedhim presidentin, më pas të shkojmë në zgjedhje