in

Di Caprio reagon pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar

Aktori dhe aktivisti, Leonardo DiCaprio ka reaguar pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar. Ai e quan një ditë historike shpalljen Park Kombëtar Vjosën.

“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu.

Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, shkruan Di Caprio.

Aktori është një prej personazheve publikë që ka lobuar shumë për ruajtjen e natyrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Nga Bosnja tre persona në listën e zezë të SHBA-ve, mes tyre edhe ish kreu i shërbimit sekret

Eksperti ushtarak britanik: Deri në 30 mijë ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur në Bakhmut