Policia e Kosovës është duke u treguar mjaft rigoroze ndaj qytetarëve që nuk janë duke i zbatuar vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, sipas ligjit COVID 19.
Sipas njoftimeve të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për moszbatim të ligjit kundër COVID 19, janë dënuar gjithsejtë 673 qytetarë.
Nga data 13 nëntor Qeveria e Kosovës ka marrë vendime për qytetet ku ka numër të madh të infektuarish, dhe janë selektuar. Në qytetet me ngjyrë të kuqe është vendosur ora policore nga ora 19:00 deri në 05:00.