in

Delegacioni nga Departamenti Amerikan i shtetit vizitoi komunitetin protestantë

Një delegacion nga Zyra Ndërkombëtare e Lirisë Fetare të Departamentit Amerikan të Shtetit, të kryesuar nga shefi i Njësisë së Hemisferës Perëndimore, Evropiane dhe Azisë Qendrore z. Michael Dozler, i shoqëruar nga znj. Sonia Fernandes nga Zyra e Lirisë Fetare dhe znj. Brooke Young dhe Raba Gjoshi nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, i bënë një vizitë Komunitetit Protestant të Kosovës.

Në Zyrën e KPUK-ut, miqtë amerikanë i priti kryetari, pastor Artur Krasniqi me bashkëpunëtorë: Pastor Imir Gashi, ish kryetar; Pastor Driton Krasniqi, sekretar e znj. Connie Seale anëtare e Këshillit Drejtues. Delegacioni amerikan u interesua për të mësuar rreth çështjeve që e preokupojnë komunitetin protestant. Nikoqirët i njoftuan ata me sfidat me të cilat po përballet komuniteti ynë në raport me institucionet e vendit. Ata u njohën nga afër me ngecjet e pakuptimta në mos aprovimin e Ligjit të Lirisë Fetare që iu rregullon bashkësive fetare pozitën e tyre juridike. Ngecje tjetër e rëndë është mos ndarja e parcelës për varreza protestante nëpër komuna.

Kryetari Krasniqi nënvizoi se si drejtuesit e bashkësive fetare e kishin mbështetur me deklaratë publike të drejtën e besimtarëve protestantë për varrezat e tyre. Mysafirëve iu dhurua nga një kopje e Raportit të Lirisë Fetare të cilën Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës e publikon çdo vit. Mysafirët u falënderuan përzemërsisht për interesimin SHBA-së për Kosovën. Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës është e lumtur që Administrata e Re Amerikane ka shfaqur interesim për lirinë fetare. Vizita kaq e hershme e kësaj Administrate, është dëshmi për këtë dhe një ogurmirë për lirinë fetare në Republikën e Kosovës.

"Koha pezull", Gani Mehmetaj (Dardania Press, Prishtinë 2024)

Kryetari i Vushtrise priti kryetarin e KPUK-ut