in

Kryetari i Vushtrise priti kryetarin e KPUK-ut

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë z. Ferit Idrizi priti në mjediset e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë kryetarin e KPUK-ut pastor Artur Krasniqi të shoqëruar nga pastor Banush Elezi, përfaqësues komunal i KPUK-ut dhe njëherit pastori i Kishës “Fjala e Zotit” në Vushtrri.

Në takim u theksua harmonia fetare në vendin tonë si një vlerë e trashëguar ndaj të cilët komuniteti ynë është i përkushtuar. Në këtë kuadër mirëpritet përkrahja e Komunës së Vushtrrisë për bashkësitë fetare.Palët u dakorduan për nevojën urgjente për zgjidhjen e pranueshme në ndarjen e parceles për Varrezat Protestante në Komunën e Vushtrrisë.

Në takim dy kryetarët biseduan edhe për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve që drejtojnë në funksion të përmirësimit të barazisë fetare në nivel komunal dhe nacional.

Delegacioni nga Departamenti Amerikan i shtetit vizitoi komunitetin protestantë

RECENCË për "Muri i Heshtjes", botim i UET PRESS: Një autopsi mbi pushtetin barbar