in

Cikël poezish nga libri “Trëndafil i kuq" i Mevi Rafunës

Prishtinë, 2019

Trëndafil i kuq

Nën njollën e gjakut,që shiu s’e fshiumbiu një trëndafil i kuq.Gjaku rrodhi nga shpirtiqë askush plagën s’ia njohu.Në vetminë e madhe,si hiena,tradhëtitë kafshoninmirësinë.Buzëqeshur krahët m’i këputën.Dashuri gënjeshtaremiqësi vrastare.Nga rënia përtokëkur as në pasqyrë vetendot s’e sheh,Ngjizet një ëndërrnjë trëndafil i kuq.Nga gjaku i njomë,ngjyrë shpirtime bekimin e yjeve.

Nektarin e dashurisë

Të gjithë e duanTë paktë e posedojnë,kush guxonta zhveshë shpirtin nga lëkurat’i dalë dashurisëlakuriqpërballë.Të rrallë janë ata,ndërsa pjesa tjetërmerret me intriga,mashtrime,harxhohen në iluzionpa guxuar të shikohen në pasqyrë.

Si hije

Si hije më vjenvetëm mëngjeseve,në mendime,pastaj ikshpërbëhet si molekulë.S’është as ëndërras realitetas dëshirë.Sikur një portë që hapetdhe pastaj asgjësohetmes botësh.

Kur dielli perëndon

Kur dielli perëndon,ajo del,qet hapindhe bashkë me hënën lutet.Në kurthin që shpirti i ra,ajo s’është engjëllas grua.Me krahët e thyeri lutet hënës,që kur dielli të lindë përsëri,ajo të mund të fluturojëprapë…

Krahët e shpirtit tim

T’i falë krahët e shpirtit timeja bashkë ta marrim botën,hyjin e dashirisëaskush s’e mundi,kultit të bukurisëtë gjithë i lakmuan,forcës së mendjesvdektarët iu bindën.Krahët e shpirtit timt’i falësymbyllur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Me imamin e Qabesë, në Bashkimin Evropian

Të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa të gjenden dy vajzat e zhdukura në Pejë