in

Të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa të gjenden dy vajzat e zhdukura në Pejë

Sot një javë, dy studente nga Peja janë zhdukur. Vajzat sipas raportimeve kanë dalë nga shtepitë e tyre fshati Qyshk e Treboviq dhe janë nisur për në Universitetin ”Haxhi Zeka” në Pejë.

Si nënë e dy vajzave ky lajm me ka tmerru dhe prej momentit që e kam dëgju nuk mendoj asgjë tjetër. Për çudi, kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje, pa shumë angazhim të shtetit, të institucioneve shtetërore.

Ku është Ministri i Brendshëm?

Ku është Policia e Kosovës?

Ku është Prokuroria e Shtetit?

Ku është Agjencia Kosovare e Intelegjencës?

Ku është Forca e Sigurisë së Kosovës?

Me kujtohet më 2003 kur kam qenë studente në Angli, u patën zhdukë 2 vajza 13 vjeçare. Me javë të tëra, derisa ato janë gjetur krejt kanalet televizive, krejt gazetat, krejt aparati shtetëror nuk kanë folë për asgjë tjetër pos për dy vajzat e zhdukura.

Te ne, për këtë rast ka heshtje pothuajse në të gjitha institucionet.

Në këtë situatë, ministri i Brendshëm, Kryeprokurori i Shtetit, Drejtori i Policisë bashkë me Shefin e AKI-së e edhe me Komandantin e FSK-së do të duhej të mbanin konferenca të përditshme. Për të treguar se çka po bëjnë institucionet për rastin.

Kjo është ngjarje e dhimbshme. Jam e sigurt se derisa vajzat të gjenden për familjet dhimbja është me e rëndë se vdekja.

Ju bëj thirrje të gjithëve kudo që jeni të kontribuoni në zbardhjen e rastit. Ndërsa, institucionet e shtetit, të gjitha bashkë edhe me mediat, të çohën në këmbë derisa të gjenden dy vajzat e zhdukura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Cikël poezish nga libri “Trëndafil i kuq" i Mevi Rafunës

Në kohën më të egër Zamfir Kryeziu kundërshtoi vrasjet e shqiptarëve