in

BQK: Rënia ekonomike në 2020-n do të jetë deri në 7.2 për qind

Ekonomia  Kosovës deri në fund të dhjetorit do të mbështet me rreth 5 për qind të bruto produktit vendor në kuadër të fondit për rimëkëmbje ekonomike prej 365 milionë eurosh. Nga ky fond, 182 milionë euro jepen për bizneset dhe qytetarët për vitin tjetër.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka bërë të ditur se si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ekonomia e Kosovës në vitin 2020 do të shënojë rënie deri në 7.2 për qind.

Pas një takimi më kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, guvernatori Mehmeti tha se situata në të cilën po kalojnë bizneset duhet të kenë ndihmën e institucioneve.

“Pandemia përveç vështirësive afatshkurta të likuiditetit të bizneseve do të ketë ndikim negativ afatgjatë për një pjesë të bizneseve dhe sektorë të caktuar. Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike është më se e nevojshme për të minimizuar pasojat negative që do të kenë ndikim negativ afatgjatë në ekonomi”, tha Mehmeti.

Sektorët më të prekur në këtë kohë janë sektori i gastronomisë, sektori i ndërtimit dhe sektorë të tjerë.

Ndërkaq, sa i përket sektorit bankar, guvernatori Mehemti ka bërë të ditur se ka kapacitete financiare dhe operacionale të mjaftueshme për të përmbushur nevojat për financim të korporatave dhe ekonomive familjare.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se masat e reja për rimëkëmbje ekonomike do të dizajnohen në konsultim me Bankën Qendrore të Kosovës.

“Deri në fund të dhjetorit do të mbështesim ekonominë e Kosovës me rreth 5 për qind të bruto produktit vendor në kuadër të fondit për rimëkëmbje ekonomike prej 365 milionë eurosh. Kemi paraparë vazhdimësinë e këtij fondi në vlerë 182 milionë euro si ndihmë për bizneset dhe qytetarët për vitin tjetër”, tha Hoti.

Bizneset në Kosovë janë ndihmuar nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike i Qeverisë së Kosovës. Për këto biznese, nga ky Fond i cili kap vlerën e mbi 350 milionë eurosh, janë ndarë 60 milionë euro për biznese.

Lini një Përgjigje

Balaj: Sa herë është vjedhur në Kosovë nuk mund të paguajë Telekomi

Sofja akuzon Shkupin për nxitje të urrejtjes dhe vjedhje e falsifikim të historisë