Pas bastisjeve të shtëpisë së Thaçit dhe asaj të Jakup Krasniqit, pjesëtarët e EULEX-it kanë kontrolluar edhe shtëpinë e Kadri Veselit, ish-kryetar i Partisë demokratike të Kosovës, nga ku kanë marrë disa prova, që sigurisht janë të vlefshme për Gjykatën Speciale. Të pranishëm në bastisje përveç pjesëtarëve të EULEX-it janë duke asistuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Të enjten pasdite Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, pas konfirmimit të aktakuzave nga prokurori i Gjykatës Speciale, kanë udhëtuar me aeroplan për në Hagë.