in

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për çmimin e lartë të Remdesivir

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka filluar hetimin preliminar pas raportimeve në media se medikamenti Remdesivir po shitet me çmim të lartë nëpër barnatoret e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i AKK’së, Valon Prestreshi, i cili tha se tashmë hetuesit kanë filluar me procedurën paraprake.

“Për t’i vërtetuar dhe forcuar këto dyshime, Hetuesit e AKK-së kanë filluar proceduren paraprake”, ka shkruar ndër të tjera Prestreshi në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka filluar hetimin preliminar për barin remdezivir pasi që është raportuar në media, se kompanitë të cilat kanë afaruar me këtë produkt kanë abuzuar me poziten e tyre dominuese, duke vendosur çmime të tepruara (excessive pricing).

Për t’i vërtetuar dhe forcuar këto dyshime, Hetuesit e AKK-së kanë filluar proceduren paraprake.

AKK bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës do t’i ndërmarr të gjitha hapat e nevojshme për ti ndriquar këto dyshime.

Lini një Përgjigje

Shqiptarëve në veri nuk u jepet leja për ndërtimin e shtëpive

Konfrontim mes qytetarëve dhe policisë në Gjakovë