in

Autoriteti i Dosjeve: Meta lidhje me ish Sigurimin

VOA

Në Shqipëri, një shkresë që Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, i ka dërguar parlamentit, bën të ditur se emri i ish presidentit Ilir Meta figuron në dokumentat e krijuara nga strukturat e ish Sigurimit të Shtetit. Zoti Meta ka marrë mw herët çertifikatën e pastërtisë nga dy Komisionet e mëparshme të ngritura në vitet ’90, por dhe nga vetë Autoriteti i Dosjeve, në prill të vitit 2017. Por sipas një njoftimit të këtij institucioni, anëtarët e tij janë ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politik. Institucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e ish presidentit, në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit, gjë që ka sjellë në zbulimin e emrit të zotit Meta në këto dosje.

Mbi rastin nuk jepen detaje të shkallës së implikimit dhe angazhimit të mundshëm të ish kreut të shtetit në strukturat famëkeqe të ish sigurimit. Vetë zoti Meta sot hodhi poshtë në mënyrë kategorike që kjo të ishte e vërtetë. “Siguroj të gjithë qytetarët që Ilir Meta është këtu pas 30 vitesh angazhimi politik, sepse ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë i pastër në ndërgjegjen e tij dhe në të vërtetat e tij e do vijojë dhe 30-40 vite të tjera”, deklaroi ai duke lënë të kuptohet se ishte në dijeni të rastit. “Ata e dinë më mirë se kushdo se çfarë ka, çfarë s’ka dhe sa e manipuluar është ajo dosje që thonë ata. Me një email anonim elektronik, dhe jam i sigurt që kur të bëhet publik, do të gajaseni të gjithë, na qenka zbuluar se qenka një I.M.”. Ish presidenti akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë Autoritetin e Dosjeve se është përdorur për qëllime politike. “Autoriteti i manipulimit dhe falsifikimit të të vërtetave që përdoret si instrument propagandistik”, u shpreh ai.

Në shkresën dërguar parlamentit, autoriteti shpjegon se rasti i fundit por dhe të tjera të ngjashme, për figura po ashtu të rëndësishme, e shtynw atë, që për të disatën here, t’i kërkojë ligjvënësve disa ndryshime ligjore, për të hequr pengesën që kush ka çertifikatë pastërtie nga komisionet e mëparshme, të mund të verifikohet sërish, si dhe parashikimi ligjor që për të zgjedhurit të bëhet i detyrueshëm verifikimi për lidhjet me ish Sigurimin që në momentin që ata kandidojnë, dhe atyre t’u ndalohet pjesmarrja në garë nëse rezultojnë të kenë bashkëpunuar me strukturat e diktaturës.

Kryetarja e parlamentit LIndita Nikolla organizoi sot takime me krerët e grupeve parlamentare dhe drejtueesit e Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë ku i njohu me shkresën e Autoritetit të Dosjeve.

“Rasti është tronditës dhe parlamenti duhet të reagojë patjetër. Rasti ngre pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe për forcat politike”, u shpreh zonja Nikolla ndërsa tha se ka shprehur “gatishmërinë time për ta mbledhur Kuvendin në çdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë”, për të realizuar ndryshimet ligjore të propozuara nga Autoriteti.

Por për zotin Meta, edhe lëvizja e kryetares së parlamentit, është e nxitur nga kryeministri Edi Rama “për nevojat e tij personale për të shmangur vëmendjen nga çështje më urgjente, siç është ajo e inceneratorëve, dhe nga të gjitha aferat e tjera të zeza”.

Zoti Meta, menjëherë sa përfundoi mandatin e tij si president, rimorri drejtimin e Lëvizjes socialiste për Integrim, pasi asaj iu ndryshua më parë emri, duke shkrirë dhe strukturat drejtuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Ambasadori Philip Kaplan: ‘Open Balkan’ është një shpërqendrim dhe nismë potencialisht e rrezikshme

A po ndryshojnë raportet e Kurtit me SHBA-në?