in

A po ndryshojnë raportet e Kurtit me SHBA-në?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë kthesë në diskursin e tij, por edhe në qasjen ndaj raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlerësojnë përfaqësues të partive opozitare në Kosovë dhe njohës të çështjeve politike.

Kurti, bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, janë takuar të martën në Uashington sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në një deklarim për media, pas takimit me Blinkenin, Osmani tha që takimi ishte i “shkëlqyeshëm” dhe edhe një herë u konfirmua që “Kosova nuk ka mik më të madh e më të mirë sesa SHBA-të”. Edhe kryeministri Kurti tha se takimi me Sekretarin e amerikan të Shtetit ishte “shumë i përzemërt”.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, është pyetur nga gazetarët se a është ky takim “thyerje e akullit” dhe përmirësim i raporteve të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në?

“Kjo nuk është thyerje e akullit, por është një hap më tej në forcimin e marrëdhënieve tona”, ka thënë Gërvalla në një konferencë për media të martën në Prishtinë.

Kritikat e opozitës

Qeveria e Kurtit, e cila ka marrë detyrën në mars të vitit të kaluar, është kritikuar vazhdimisht nga opozita në Kosovë për, siç është thënë, përkeqësim të marrëdhënieve me SHBA-në.

Më të zëshme kanë qenë kritikat kur Qeveria ka refuzuar të kyçet në Gazsjellësin Trans-Adriatik – që parashihej të bëhej me mbështetje të SHBA-së – me arsyetimin se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është i shtrenjtë.

Qeveria është kritikuar edhe për moszbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, e cila ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në shtator të vitit 2020 nga udhëheqësit e atëhershëm të dy vendeve dhe në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Në një seancë të Kuvendit të Kosovës, më 12 prill, ish- kryeministri Abdullah Hoti, i cili ka qenë nënshkrues i Marrëveshjes së Uashingtonit, ka thënë se marrëdhëniet me SHBA-në janë lënduar dhe se nuk janë në nivelin që kanë qenë dhe që duhet të jenë.

“Mendoj se është absurde që këtu në Kuvend, në vazhdimësi, është cilësuar si e dëmshme një marrëveshje që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Hoti, tani deputet i LDK-së, duke aluduar në deklaratat e Kurtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Autoriteti i Dosjeve: Meta lidhje me ish Sigurimin

Romani i Kadaresë ‘Një vajzë në mërgim’, përkthehet dhe botohet në persisht